JETA

Përfundon pas më shumë se dy orësh takimi Kurti-Hamza

Kosova.Today ·

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza. Pas më shumë se dy orësh bisedime, krerët e dy partive nuk janë deklaruar për media lidhur me temat e diskutuara gjatë takimit. Takimi u zhvillua...

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.

Pas më shumë se dy orësh bisedime, krerët e dy partive nuk janë deklaruar për media lidhur me temat e diskutuara gjatë takimit.

Takimi u zhvillua në objektin e Qeverisë së Kosovës, ndërsa në fokus të diskutimeve ishin ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, si dhe çështja e zgjedhjes së presidentit të Republikës së Kosovës.

Një ditë më parë, Qeveria mori vendim që ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara t’i dërgohen Kuvendit për shqyrtim dhe miratim.

Ndërkohë, para takimit me Kurtin, Hamza kishte deklaruar se prioritet duhet të jetë miratimi i ndryshimeve në këtë ligj, ndërsa më pas, sipas tij, mund të diskutohet çështja e presidentit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ambasada e Zvicrës diskuton ndërkombëtarizimin e skenës muzikore të Kosovës

12.11.2026

Municioni zviceran arrin në Rusi pavarësisht sanksioneve

15.11.2026

Zbulohet pse rrëshqitja masive e shkëmbinjve në Brienz ndodhi disa javë më vonë se parashikimi

11.11.2026

Uji i ndotur në Turbenthal, banorëve u kërkohet ta vlojnë para përdorimit

14.11.2026