SHQIPERIA

Përplasje të ashpra te Ministria e Brendshme, protestuesit hedhin molotovë! Policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Kosova.Today ·

Tensione shumë të forta janë regjistruar në zonën pranë Ministrisë së Brendshme në Tiranë, ku protesta është shoqëruar me përplasje masive mes protestuesve dhe forcave të Policisë. Protestuesit kanë hedhur bomba molotov në drejtim të efektivëve,...

Tensione shumë të forta janë regjistruar në zonën pranë Ministrisë së Brendshme në Tiranë, ku protesta është shoqëruar me përplasje masive mes protestuesve dhe forcave të Policisë.

Protestuesit kanë hedhur bomba molotov në drejtim të efektivëve, ndërsa policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll.

Përplasjet kanë përshkallëzuar tensionet në këtë zonë të kryeqytetit, ndërsa përballja mes dy palëve vijon mes hedhjes së mjeteve piroteknike dhe përdorimit të gazit lotsjellës nga uniformat blu.

Ngjarjet pranë Ministrisë së Brendshme zhvillohen në një klimë të rënduar, teksa protesta në Tiranë është shoqëruar me episode të përsëritura dhune dhe përplasje me Policinë.

The post Përplasje të ashpra te Ministria e Brendshme, protestuesit hedhin molotovë! Policia përgjigjet me gaz lotsjellës appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Muharremi: PS-ja në Tiranë është blinduar, Koçiu dhe Demo figurat më të pëlqyera në bazë

15.11.2026

Reshjet intensive shkaktojnë vërshime në Malësi të Madhe, bllokohet aksi Theth–Ndërlysaj

13.11.2026

Policia blindon hyrjen e Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj automjeteve dhe personave

13.11.2026

Maratona e Tiranës të dielën, dhjetëra rrugë bllokohen. Pezullohen disa linja urbani

13.11.2026