SHQIPERIA

Përplasjet në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë

Kosova.Today ·

Sekretariati i Etikës do të shqyrtojë sot në orën 10:00 kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Socialiste për përjashtimin e 20 deputetëve të opozitës pas përplasjeve në seancën e djeshme plenare. PS ka kërkuar përjashtimin nga punimet...

Sekretariati i Etikës do të shqyrtojë sot në orën 10:00 kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Socialiste për përjashtimin e 20 deputetëve të opozitës pas përplasjeve në seancën e djeshme plenare.

PS ka kërkuar përjashtimin nga punimet me 60 ditë për deputetët Flamur Noka, Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Edi Paloka, Besart Xhaferri dhe Luçiano Boçi, të cilët u përplasën verbalisht dhe fizikisht me deputetët socialistë.

Ndërsa për 14 deputetë të tjerë të PD-së; Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili dhe Blendi Himçi është kërkuar përjashtimi me 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

Pavarësisht tensioneve, gjatë seancës së djeshme u miratuan gjashtë projektligje dhe tre projektvendime, mes tyre edhe ngritja e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë të Reformës Territoriale.

The post Përplasjet në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Pandeli Majko trondit PS: Janë 1 mijë orë video, jepni dorëheqjen!

15.11.2026

Punimet për ujësjellësin dhe kanalizimet në Lin, banorët kërkojnë garanci

13.11.2026

Koçiu reagon pas emërimit si bashkëkryetare e Partisë Socialiste në Tiranë: Nga kryeqyteti nis fitorja drejt Shqipërisë 2030

14.11.2026

Kontroll i befasishëm në burgun e Shkodrës, gjendet një telefon iPhone në ambientet e përbashkëta

13.11.2026