MAQEDONIA

Sulm ndaj një polici afër Bllacës! E kapën për krahu dhe e tërhoqën me automjet

Kosova.Today ·

Një pjestar i policisë së Maqedonisë së Veriut është sulmuar dhe më pas është tërhequr zvarrë nga një automjet gjatë një aksioni policor pranë pikës kufitare Bllacë me Kosovën. Ngjarja ka ndodhur pasi një ekip policor tentoi të ndalonte një...

Një pjestar i policisë së Maqedonisë së Veriut është sulmuar dhe më pas është tërhequr zvarrë nga një automjet gjatë një aksioni policor pranë pikës kufitare Bllacë me Kosovën.

Ngjarja ka ndodhur pasi një ekip policor tentoi të ndalonte një automjet të dyshuar për transport të mallrave të kontrabanduara.

Sipas informacioneve të MPB-së, rreth orës 17:00, në rrugën nga pika kufitare “Bllacë” drejt Shkupit, policët kanë vërejtur një automjet transportues “Volkswagen Transporter” me targa të huaja, i ngarkuar me mallra të ndryshme të kontrabanduara.

Shoferi nuk iu bind urdhrit për ndalim dhe vazhdoi lëvizjen. Pas një kohe, policia arriti ta ndalojë automjetin, por gjatë përpjekjes për arrestimin e shoferit, në vendngjarje ka mbërritur një automjet tjetër.

Nga automjeti ka zbritur një person, i cili ka sulmuar fizikisht njërin prej policëve. Gjatë incidentit, njëri prej personave e ka kapur policin për krahu dhe e ka tërhequr me automjetin e drejtuar nga personi tjetër. Polici më pas është lëshuar, ka rënë në tokë dhe ka pësuar lëndime. Kjo ngjarje tashmë është në proces hetimi. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Osmani: Normalizimi i gënjeshtrës në diskursin politik nga VLEN-i është skandaloz

13.11.2026

LSH zgjodhi strukturat partiake në Gostivar

15.11.2026

Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të Rajonit të Shkupit

15.11.2026

Imeri Stafai “godet” Ali Ahmetin dhe Talat Xhaferin: Munguan për Shqipërinë, kurse për interesa pushteti qëndruan deri në orët e para të mëngjesit!

14.11.2026