KOSOVA

Policia sekuestron drogë, armë dhe para në Ferizaj, arrestohen tre persona

Kosova.Today ·

Tre persona janë arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, si dhe armëmbajtje pa leje. Sipas Policisë, gjatë kontrollit të kryer më 6 gusht janë sekuestruar rreth 485.27 gramë marihuanë, 181.7...

Tre persona janë arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, si dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit të kryer më 6 gusht janë sekuestruar rreth 485.27 gramë marihuanë, 181.7 gramë hashash, 2.1 gramë kokainë, para të gatshme, një pistoletë me gaz me një karikator dhe tri boca gazi.

Po ashtu janë konfiskuar paketime të zbrazëta najloni, dy peshore, dy mulli për bluarje të narkotikëve, tetë telefona celularë dhe një DVR i kamerave.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet janë në vazhdim.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Punëtorët e KEK’ut paralajmërojnë protestë të re për javën e ardhshme: Jo të nëpërkëmbur

14.11.2026

Rizvanolli flet përësri për ditë të vështira që po vijnë për çmimin e rrymës: Mbyllja e Hormuzit ka krijuar probleme

13.11.2026

Polici gjermani që u martua me shqiptaren e la amanet të varrosej me hoxhë në Gjilan

15.11.2026

Arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija, dyshohet për trafikim të kok’ainës

15.11.2026