BOTA

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe konfirmon vizitën sekrete të Netanyahut në Abu Dhabi

Kosova.Today ·

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed al-Nahyan konfirmoi se kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu kishte patur një vizitë sekrete në Abu Dhabi. Njoftimi nga agjencia shtetërore e lajmeve të Emirateve është...

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed al-Nahyan konfirmoi se kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu kishte patur një vizitë sekrete në Abu Dhabi.

Njoftimi nga agjencia shtetërore e lajmeve të Emirateve është konfirmimi i parë nga Abu Dhabi i vizitës së Netanyahut.

“Të dy palët diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit, si dhe mënyrat për t’i forcuar dhe zhvilluar ato”, tha agjencia, duke konfirmuar raportet e mediave izraelite.

Ndërkohë, në Izrael, shërbimi i sigurisë së brendshme Shin Bet ka ngritur një padi kundër një kanali televiziv që transmetoi vizitën e Netanyahut të dielën, e cila nuk ishte njoftuar më parë.

“Sonte, Shin Bet paraqiti një ankesë zyrtare te kreu i censurës ushtarake, duke kërkuar që Channel 12 të ndiqet penalisht për shkelje të rënda të censurës ushtarake”, tha zyra e kryeministrit në një deklaratë.

Të dielën, Channel 12 dhe media të tjera izraelite raportuan për vizitën e papritur të Netanyahut në Abu Dhabi. Në ditët e mëparshme, gazeta Haaretz shkroi se Emiratet e Bashkuara Arabe e kishin paralajmëruar Netanyahun, pak para sulmeve të 7 tetorit 2023, se Hamasi po përgatiste një operacion kundër Izraelit, por ai nuk e ndau këtë informacion me shërbimet e sigurisë.

Kryeministri izraelit mohoi të kishte marrë ndonjë paralajmërim të tillë. Sipas mediave izraelite, udhëtimi i tij në Emiratet e Bashkuara Arabe ishte për t’i kërkuar Mohammed bin Zayed të mohonte se e kishte paralajmëruar në vitin 2023.

Njoftimi i vizitës “rrezikoi jetën e kryeministrit, gruas së tij dhe anëtarëve të delegacionit, përfshirë kreun e Mossadit”, tha zyra e kryeministrit, sepse ndodhi ndërsa avioni i kryeministrit ishte “jashtë hapësirës ajrore izraelite”.

The post Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe konfirmon vizitën sekrete të Netanyahut në Abu Dhabi appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Plani amerikan për paqen në Ukrainë: Ndryshim formal i kufijve që Putini ta shpallë fitoren

11.11.2026

Rrogat minimale në BE: Ku është paga më e lartë dhe ku më e ulëta?

09.11.2026

Numri i rasteve të konfirmuara të ebolës në Kongo tejkaloi 11 mijë

11.11.2026

“Politico”: 71% e evropianëve mbështesin krijimin e një ushtrie të BE-së

13.11.2026