KOSOVA

Presidenti iranian: Vendi përballet me një presion të paparë, më i vështiri që viti 1979

Kosova.Today ·

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian ka deklaruar se Teherani vazhdon të përballet me një presion në rritje nga sanksionet dhe konflikti, duke e përshkruar periudhën aktuale si më të vështirën që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979. Në një...

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian ka deklaruar se Teherani vazhdon të përballet me një presion në rritje nga sanksionet dhe konflikti, duke e përshkruar periudhën aktuale si më të vështirën që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Në një intervistë të mërkurën me median shtetërore, në përvjetorin e dytë të inaugurimit të tij, Pezeshkian tha se sanksionet janë intensifikuar vazhdimisht dhe janë pasuar nga një përballje ushtarake.

Ai foli mes përpjekjeve për të ringjallur diplomacinë midis Teheranit dhe Uashingtonit, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Rrethanat me të cilat përballemi tani janë kushtet më të vështira të mundshme në histori që nga revolucioni. Sanksionet ekzistonin dhe u shtuan. Pastaj, ata sanksionuan bankat dhe operacionet tona financiare. Të pakënaqur me këtë, ata nisën një luftë. Ende të pakënaqur, ata u përpoqën të na fusin në qoshe.”, ka deklaruar ai.

Presidenti iranian ka shtuar se presioni i jashtëm kishte për qëllim të dobësonte mbështetjen publike për qeverinë.

“Tani të gjitha planet që ata po hartojnë dhe presionet që po ushtrojnë janë për të mos i pëlqyer njerëzit dhe, siç thonë ata, për t’i provokuar ata të protestojnë”, ka deklaruar Pezeshkian.

Ai ka thënë se uniteti kombëtar i ka mundësuar Iranit t’i rezistojë presionit. /Klankosova.tv


Burimi i lajmit: klankosova.tv
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kërkohet paraburgim për zyrtarin e Komunës së Prishtinës, bllokohen 48 parcela

13.11.2026

​Studentët në Tiranë bllokojnë rrugën te Zogu i Zi

14.11.2026

Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s

14.11.2026

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë reagon për këngën nacionaliste në Bruksel: E papranueshme, BE-ja duhet të japë sqarime

15.11.2026