JETA

Syla nga protesta: Nuk kërkojmë favore, por drejtësi të pastër si loti

Kosova.Today ·

Nënkryetari i OVL UÇK-së, Gazmend Syla, ka mbajtur fjalim para protestuesve të mbledhur në shesh, duke kërkuar drejtësi për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Syla ka ngritur pikëpyetje rreth peshës që, sipas tij, u është dhënë...

Nënkryetari i OVL UÇK-së, Gazmend Syla, ka mbajtur fjalim para protestuesve të mbledhur në shesh, duke kërkuar drejtësi për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Syla ka ngritur pikëpyetje rreth peshës që, sipas tij, u është dhënë dosjeve të Serbisë në proceset gjyqësore, krahasuar me dëshmitë e zyrtarëve amerikanë dhe anglezë.

“Si ka mundësi të jenë më të besueshme për këtë gjykatë dosjet e Serbisë, më shumë se dëshmitë e zyrtarëve amerikanë dhe anglezë. Kurrë nuk keni pasur dhe nuk do të keni aleatë më besnikë se ushtarët e UÇK-së”, tha Syla.

Ai nga sheshi u bëri thirrje, siç tha, botës demokratike për drejtësi, duke theksuar se nuk kërkojnë favore.

“Sot nga ky shesh i mbushur me zemra që rrahin për atdheun, i bëjmë thirrje gjithë botës demokratike. Ne nuk kërkojmë favore, por drejtësi të pastër si loti, sepse nuk ka gjykatë në këtë rruzull tokësor që mund ta zhbëjë të vërtetën e pastër, të gjakut tonë për liri”, u shpreh ai.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Dua Lipa bëhet një nga emrat kryesorë të festivalit gjigant Coachella

12.11.2026

Trenat TGV mes Bazelit dhe Parisit nuk qarkullojnë këtë fundjavë

14.11.2026

Shtohen vjedhjet në Zvicër, policia jep këshilla për mbrojtjen e banesave

13.11.2026

Zvicra prezanton program të ri universitar për inteligjencën artificiale, studimet nisin në vitin 2027

15.11.2026