SHQIPERIA

Protestat në Tiranë, 320 të lënduar në 9 ditë, mes tyre 192 efektivë policie dhe 92 protestues

Kosova.Today ·

320 persona janë raportuar të lënduar gjatë protestave të zhvilluara nga 13 deri më 21 tetor 2026, sipas të dhënave të administruara nga strukturat shëndetësore në disa qytete të vendit. Sipas bilancit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies...

320 persona janë raportuar të lënduar gjatë protestave të zhvilluara nga 13 deri më 21 tetor 2026, sipas të dhënave të administruara nga strukturat shëndetësore në disa qytete të vendit.

Sipas bilancit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, mes të lënduarve janë 192 efektivë të Policisë së Shtetit, 92 protestues dhe 36 kalimtarë. Në kategorinë e fundit përfshihen edhe 6 përfaqësues të medias, njëri prej të cilëve i huaj.

Vetëm gjatë protestës së djeshme, në Spitalin Universitar të Traumës dhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur për trajtim 8 persona.

Në Spitalin e Traumës kanë marrë ndihmë mjekësore 6 persona: një efektiv policie, një protestues dhe katër kalimtarë. Tre prej kalimtarëve janë shtruar për trajtim të mëtejshëm në spital. Njëri prej të lënduarve iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila përfundoi me sukses, ndërsa gjendja e tij raportohet e mirë.

Aktualisht, në Spitalin e Traumës vijojnë të jenë të shtruar 9 persona të lënduar gjatë protestave: katër protestues, një efektiv policie, një përfaqësuese e medias dhe tre kalimtarë.

Ndërkohë, në QSUT janë paraqitur dy persona, një efektiv policie dhe një protestues. Të dy kanë marrë mjekimin dhe janë larguar nga spitali që ditën e djeshme.

Të dhënat e bilancit shëndetësor janë mbledhur nga Spitali Universitar i Traumës, QSUT-ja dhe spitalet rajonale në Durrës, Vlorë dhe Lezhë.

The post Protestat në Tiranë, 320 të lënduar në 9 ditë, mes tyre 192 efektivë policie dhe 92 protestues appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rama për deklaratat e Veliajt: Nuk janë të vërteta bisedat e pretenduara me ministrin Gogu

14.11.2026

Shpërthimi me eksploziv në automjetin e një gruaje në Elbasan, arrestohen edhe dy personat e tjerë që ishin në kërkim

14.11.2026

“Nuk i kam përdorur votat për pazare personale”, Braçe: Nuk kam negociuar me Ramën për t’u bërë ministër

14.11.2026

Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, policia në kërkim të autorit

14.11.2026