KOSOVA

Protestuesit e kapin pezull deputetin e VV’së dhe e kthejnë në oborr të Kuvendit, nuk e lënë të largohet

Kosova.Today ·

Protestuesit po vazhdojnë të mos i lejojnë deputetët të largohen nga hapësirat e Kuvendit. Ata kanë penguar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, që të largohej nga hapësira e rrethuar. Derisa Rexhepi po tentonte të largohej,...

Protestuesit po vazhdojnë të mos i lejojnë deputetët të largohen nga hapësirat e Kuvendit. Ata kanë penguar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, që të largohej nga hapësira e rrethuar.

Derisa Rexhepi po tentonte të largohej, disa prej protestuesve e kanë kapur dhe e kanë ngritur për ta kthyer përsëri brenda rrethojave të Kuvendit.

Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihet deputeti i VV-së i kapur nga protestuesit, të cilët nuk e lejojnë të vazhdojë largimin dhe e kthejnë në zonën e rrethuar.

Incidenti me Rexhepin vjen në kohën kur situata para institucioneve është tensionuar nga protestuesit.

Më herët, një incident tjetër kishte ndodhur edhe me ish-zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Derisa ai po ecte pranë gardhit në afërsi të Qeverisë, një person i ishte afruar dhe e kishte tërhequr për xhakete, ndërsa protestues të tjerë e kishin sulmuar nga larg.

Protestuesit po insistojnë se nuk do të lejojnë asnjë deputet të largohet nga Kuvendi, pa u votuar ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nga arresti shtëpiak në stadiumin “Fadil Vokrri”, ish-drejtori i Spitalit të Mitrovicës “shijon” Kosovë-Izrael

14.11.2026

Rizvanolli flet përësri për ditë të vështira që po vijnë për çmimin e rrymës: Mbyllja e Hormuzit ka krijuar probleme

13.11.2026

Dekretohet Ligji për Byronë, nis faza e zbatimit për verifikimin e pasurisë

13.11.2026

Kërkohet paraburgim për zyrtarin e Komunës së Prishtinës, bllokohen 48 parcela

13.11.2026