SHQIPERIA

Protestuesit e PD nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

Kosova.Today ·

Protestuesit e Partisë Demokratike u mblodhën sot për rreth 1 orë e gjysmë para Kryeministrisë aty ku dogjën edhe jastëkët e vendosur nga kryeministri Edi Rama si ftesë dialogu për studentët. Rreth orës 14:00 ata nisën marshimin drejt Ministrisë...

Protestuesit e Partisë Demokratike u mblodhën sot për rreth 1 orë e gjysmë para Kryeministrisë aty ku dogjën edhe jastëkët e vendosur nga kryeministri Edi Rama si ftesë dialogu për studentët.

Rreth orës 14:00 ata nisën marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ku është lajmëruar një protestë nga studentët, në mbështetje të së cilës janë shprehur edhe pedagogët.

Ndërkohë, para Ministrisë së Arsimit, deri në orën 14:00 nuk ka pasur asnjë grumbullim studentësh.

Një makinë ujëhedhëse dhe forca të FNSH janë dislokuar pranë Ministrisë së Arsimit pas thirrjeve në rrjetet sociale për një protestë të studentëve në këtë vend.

The post Protestuesit e PD nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS-ja, për Veliajn: “Jo, sepse i ka duart e lidhura”

14.11.2026

Policia blindon hyrjen e Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj automjeteve dhe personave

13.11.2026

Rama zbret nga Dublini në Tiranë! Mbledh Asamblenë e PS në Gjirin e Lalëzit, nga kryeqyteti, lëvizjet në qeveri, zgjedhjet dhe protestat! Çfarë pritet

14.11.2026

Muharremi: PS-ja në Tiranë është blinduar, Koçiu dhe Demo figurat më të pëlqyera në bazë

15.11.2026