MAQEDONIA

Ja kur qytetarët do të marrin 2.100 denarët e TVSH-së

Kosova.Today ·

Qytetarët që kanë skanuar kuponë fiskalë përmes aplikacionit “TVSH-ja Ime” (MojDDV) gjatë periudhës korrik–shtator 2026, pritet t’i marrin paratë më së voni deri më 30 nëntor. Shuma maksimale e kthimit është 2.100 denarë për person, ndërsa...

Qytetarët që kanë skanuar kuponë fiskalë përmes aplikacionit “TVSH-ja Ime” (MojDDV) gjatë periudhës korrik–shtator 2026, pritet t’i marrin paratë më së voni deri më 30 nëntor.

Shuma maksimale e kthimit është 2.100 denarë për person, ndërsa një familje katëranëtarëshe mund të përfitojë deri në 8.400 denarë, nëse të gjithë anëtarët e arrijnë kufirin maksimal.

Drejtoria e të Ardhurave Publike ende nuk ka njoftuar datën e saktë të fillimit të pagesave.

Për produktet dhe shërbimet vendase kthehet 20% e TVSH-së së llogaritur, ndërsa për produktet dhe shërbimet e tjera 10%.

Qytetarëve u rekomandohet të kontrollojnë të dhënat e llogarive bankare në aplikacion, për të shmangur vonesat në pagesë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mickoski: Marrëveshja me VLEN-in nuk ndryshon deri në 2028

13.11.2026

Kambovski: Besimi në gjyqësor nuk mund të rikthehet me fjalime dhe retorikë boshe

13.11.2026

Tre të arrestuar në Çegran, dy prej tyre tentuan t’i shkelin policët me veturë

13.11.2026

A i mbajti të fshehura në sirtarë lëndët Islam Abazi? Përgjigjet Saveski

13.11.2026