JETA

Ramës i tregohen prangat nga asamblistët e VV-së kur merr fjalën për dhënien në shfrytëzim të “Tulltores”

Kosova.Today ·

Kuvendi Komunal i Prishtinës është duke mbajtur seancë të jashtëzakonshme. Në rend dite, si pikë e parë është propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës te “Tulltorja”. Në momentin kur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama mori fjalën...

Kuvendi Komunal i Prishtinës është duke mbajtur seancë të jashtëzakonshme.

Në rend dite, si pikë e parë është propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës te “Tulltorja”.

Në momentin kur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama mori fjalën për të folur lidhur me këtë propozim-vendim, asamblistët e LVV-së u panë me disa pranga në duar.

Ata me njërën dorë kanë goditur tavolinat dhe me tjetër i kanë treguar Ramës prangat.

Rama, megjithatë ka vazhduar fjalimin.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ata që reklamojnë me kryqin zviceran duhet edhe të prodhojnë në Zvicër

13.11.2026

“Për Kosovën Republikë” i Enver Dugollit promovohet mes studentëve në ETH Zürich

15.11.2026

Shoqata e Mjekëve të Zvicrës kundërshton kufizimin e kostos

15.11.2026

Uji i ndotur në Turbenthal, banorëve u kërkohet ta vlojnë para përdorimit

14.11.2026