KOSOVA

Raportohet pë E-mail kërcënues për bombë në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë

Kosova.Today ·

Në adresën e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë raportohet se ka mbërritur një email kërcënues për vendosjen e eksplozivit në këto ambiente. Top Channel raporton se në e-mail shkruhet: “Në institucionin tuaj, në pak minuta do të shpërthejë...

Në adresën e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë raportohet se ka mbërritur një email kërcënues për vendosjen e eksplozivit në këto ambiente.

Top Channel raporton se në e-mail shkruhet: “Në institucionin tuaj, në pak minuta do të shpërthejë një bombë. Do jetë e tmerrshme ajo që do ndodhë”.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kuvendi miraton marrëveshjen me Suedinë për transferimin e personave të dënuar

13.11.2026

​Studentët në Tiranë bllokojnë rrugën te Zogu i Zi

14.11.2026

Sot temperaturat deri 13 gradë

15.11.2026

Pandeli Majko trondit Asamblenë e PS-së: Kam informacion për 1 mijë orë filmime er’otike dhe korruptive, jepni dorëheqjen

15.11.2026