Rama reagon pas refuzimit të dialogut nga studentët: Jam në dispozicion
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas refuzimit të dialogut nga pedagogë dhe intelektualë që iu bashkuan protestës kundër qeverisë, duke përsëritur se është i gatshëm të zhvillojë bisedime me këdo që dëshiron dialog. Në një video të publikuar...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas refuzimit të dialogut nga pedagogë dhe intelektualë që iu bashkuan protestës kundër qeverisë, duke përsëritur se është i gatshëm të zhvillojë bisedime me këdo që dëshiron dialog.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet nga ambientet e brendshme të Kryeministrisë, Rama ka sjellë në vëmendje thirrjet e protestuesve që kërkonin dorëheqjen e tij dhe kundërshtonin dialogun me qeverinë.
“Dorëheqje! Poshtë diktatura! Poshtë komunizmi! Nuk duam dialog! Këto janë thirrjet e pedagogëve dhe intelektualëve të mbledhur këtu poshtë”, shprehet Rama në video.
Krahas pamjeve, kryeministri përsërit se mbetet i hapur për bisedime me protestuesit dhe çdo grup që dëshiron të ulet në tryezën e dialogut, në një kohë kur protestat studentore dhe kundërshtimi ndaj qeverisë vijojnë në kryeqytet.
The post Rama reagon pas refuzimit të dialogut nga studentët: Jam në dispozicion appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.