JETA

Reshitaj: VV-ja s’pati votë për një kandidate shqiptare, kurse e votoi një të Listës Serbe

Kosova.Today ·

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Albena Reshitaj ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka votuar kandidaten e Listës Serbe, Tanja Vujoviq, për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës. Reshitaj përmes një adresimi në rrjetin...

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Albena Reshitaj ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka votuar kandidaten e Listës Serbe, Tanja Vujoviq, për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës.

Reshitaj përmes një adresimi në rrjetin social Facebook, ka kritikuar VV-në për standarte të dyfishta, pasi sipas tij, partia e Albin Kurtit për vite të tëra ka ndërtuar kauzën kundër Listës Serbe.

Reshitaj ka thënë se si u bë që deputetët e VV-së nuk e votuan një kandidate shqiptare për nënkryetare të Kuvendit, derisa votat i dhanë për një tjetër nga komuniteti serb.

Madje, sipas saj, VV-ja e ka quajtur Listën Serbe edhe si parti terroriste.

“Ajo që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës, duhet të shihet me më shumë vëmendje. VV-ja për vite të tëra ka ndërtuar një kauzë të fuqishme politike kundër Listër Serbe, duke e cilësuar atë edhe si organizatë terroriste, e të cilën kurrë nuk e dënoi institutcionalisht, sot e votoi për nënkryetare. Pse u krijua ajo kauzë kundër Listës Serbe? Por, kontradikta bëhet edhe më e thellë, maskat zhvishen edhe më shumë. VV-ja nuk kishte votë për një kandidate shqiptare, por kishte votë për një kandidate serbe”, ka thënë Reshitaj.

Ajo ka thënë se ka votuar kundër kandidates së Listës Serbe dhe gjithmonë do të veprojë njëjtë, sidomos pas asaj që ka ndodhur në Bansjkë, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Reshitaj ka drejtuar një mori pyetjesh për deputetët e VV-së që dhanë votën pro kandidates së Listës Serbe.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shqyrtohen masa për të shkurtuar pritjet në kontrollet e aeroporteve

14.11.2026

Kurti dhe Parmelin diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës

13.11.2026

Dënohet malazezi 32 vjeçar që kishte kërcënuar Përparim Avdilin

15.11.2026

Cilat janë profesionet në Zvicër që do të përfitonin nga paga minimale prej 5 mijë frangash?

12.11.2026