MAQEDONIA

Rregulla të reja për administratën në Maqedoninë e Veriut: Dy vlerësime negative, humbje e vendit të punës!

Kosova.Today ·

Nëpunësit administrativë që për dy vite radhazi do të vlerësohen me notën “1 – e pa mjaftueshme” do ta humbin vendin e punës, përcjell TV21. Ky është një nga risitë e parapara me ndryshimet në Ligjin për nëpunësit administrativë, të cilat Kuvendi...

Nëpunësit administrativë që për dy vite radhazi do të vlerësohen me notën “1 – e pa mjaftueshme” do ta humbin vendin e punës, përcjell TV21. Ky është një nga risitë e parapara me ndryshimet në Ligjin për nëpunësit administrativë, të cilat Kuvendi i miratoi me procedurë të shkurtuar.

Me ndryshimet ligjore parashikohet një pasojë e qartë juridike për nëpunësit që vazhdimisht marrin vlerësimin më të ulët për dy vite radhazi. Ndërprerja e marrëdhënies së punës do të bëhet sipas fuqisë së ligjit.

Qëllimi i zgjidhjes së re është forcimi i përgjegjësisë në administratë dhe sigurimi i funksionimit më efikas të institucioneve.

Ndryshimet parashikojnë edhe shfuqizimin e mundësisë së avancimit pa shpalljen e konkursit të brendshëm, me qëllim që të sigurohen mundësi të barabarta për të gjithë nëpunësit administrativë dhe zbatimi i vazhdueshëm i sistemit të meritave.

Nga VMRO-DPMNE vlerësuan se me këto ndryshime korrigjohen mangësitë e periudhës së mëparshme./TV21


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

A i mbajti të fshehura në sirtarë lëndët Islam Abazi? Përgjigjet Saveski

13.11.2026

Spitali Kumanovës punëson edhe 23 mjekë specializantë, asnjë shqiptar?!

14.11.2026

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

14.11.2026

61 shqiptarë dhe 105 maqedonas janë punësuar së fundi në institucionet shëndetësore në Kumanovë

13.11.2026