JETA

Rrëzimi i shkëmbinjve në Uri: A po ndikojnë temperaturat e larta në malet zvicerane?

Kosova.Today ·

Rreth 2 mijë metra kub shkëmb janë shkëputur nga mali Gross Ruchen në kantonin Uri, duke krijuar një re të madhe pluhuri që u përhap deri në luginën e Reussit, raporton albinfo.ch. Në incident nuk pati të lënduar dhe as dëme në ndërtesa apo...

Rreth 2 mijë metra kub shkëmb janë shkëputur nga mali Gross Ruchen në kantonin Uri, duke krijuar një re të madhe pluhuri që u përhap deri në luginën e Reussit, raporton albinfo.ch. Në incident nuk pati të lënduar dhe as dëme në ndërtesa apo infrastrukturë, përcjell albinfo.ch.

Rënia e shkëmbinjve ndodhi në një lartësi prej rreth 2,900 metrash. Sipas ekspertëve, një nga shkaqet e mundshme lidhet me shkrirjen e akullit në nëntokë, i cili mund të ndikojë në qëndrueshmërinë e masiveve shkëmbore.

Studiuesi i permafrostit në Institutin Zviceran për Kërkime të Borës dhe Orteqeve (SLF), Robert Kenner, thotë se rrëzimet e vogla të shkëmbinjve dhe gurëve janë shtuar dukshëm me ngrohjen klimatike. Veçanërisht të prekura janë zonat alpine mbi 2,800–3,000 metra lartësi, të cilat përbëjnë rreth një për qind të territorit të Zvicrës. /Albinfo.ch

The post Rrëzimi i shkëmbinjve në Uri: A po ndikojnë temperaturat e larta në malet zvicerane? appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Burrat demonstruan në Bernë kundër dhunës ndaj grave

14.11.2026

Dua Lipa bëhet një nga emrat kryesorë të festivalit gjigant Coachella

12.11.2026

Trenat TGV mes Bazelit dhe Parisit nuk qarkullojnë këtë fundjavë

14.11.2026

Me shqiponjën dykrenare në diplomim! Adem Dalipi nga Kërçova krenon shqiptarët në Amerikë

13.11.2026