SHQIPERIA

Rama sërish ftesë për dialog me sofër guri dhe shilte (VIDEO)

Kosova.Today ·

Kryeministri Edi Rama sërish ka ftuar studentët dhe pedagogët por edhe protestuesit e tjerë për dialog, ndërkohë që sot protesta hyn në ditën e 12-të, përcjell INA. Ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shihet se para Kryeministrisë...

Kryeministri Edi Rama sërish ka ftuar studentët dhe pedagogët por edhe protestuesit e tjerë për dialog, ndërkohë që sot protesta hyn në ditën e 12-të, përcjell INA.

Ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shihet se para Kryeministrisë ka vendosur një “tavolinë” dhe në të ka lënë letrat ku ka është e shkruar fjala “dialog”.

“Mirëmëngjes”, ka shkruar Rama krahas videos së postuar mëngjesin e kësaj të shtune në “Facebook”.

Kujtojmë se karriget, stolat prej guri që çdo ditë Rama ka vendosur para Kryeministrisë për protestuesit, që të ulen në dialog, këta të fundit i kanë refuzuar.

Prej ditësh, Tirana është përfshirë nga protesta të dhunshme. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit të vendit. Ndërkohë Rama është shprehur se nuk e jep dorëheqjen, ndërsa shton se është i gatshëm për dialog.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zbardhen debatet në Asamble! Spiropali: Më quani flamingo, Rama: Nuk mund t’i gjuash me gurë shtëpisë

14.11.2026

Aksident në aksin Qukës–Prrenjas, dy automjete dalin nga rruga pas përplasjes, plagoset një person

14.11.2026

Ujësjellës Kanalizime Korçë: Defekt në rrjetin e ujësjellësit në lagjen 17, ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë

13.11.2026

Berisha për emërimin e Demos si drejtues politik i Tiranës: Sfidë për konfliktualitet të madh, i aftë të kryejë çdo krim

14.11.2026