MAQEDONIA

Shasivari thirrje opozitës: Jepni shansin Ligjit për përfaqësim, ne marrim përgjegjësinë për zbatimin e tij

Kosova.Today ·

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari u ka bërë thirrje deputetëve që t’i japin mundësi votimit të Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke theksuar se institucionet do të marrin përgjegjësinë për zbatimin e tij. Në emisionin “Click...

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari u ka bërë thirrje deputetëve që t’i japin mundësi votimit të Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke theksuar se institucionet do të marrin përgjegjësinë për zbatimin e tij.

Në emisionin “Click plus” në TV21, Shasivari ka vlerësuar se ligji nuk duhet të mbetet peng i procedurave parlamentare dhe interesave partiake, duke theksuar se miratimi i tij është në interes të shqiptarëve dhe të garantimit të përfaqësimit të drejtë.

“Jepini mundësi ligjit të votohet, ne do ta marrim përgjegjësinë për mënyrën se si do të zbatohet. Mos të mbetet peng në Kuvend, sepse kjo nuk është serioze”, ka deklaruar Shasivari.

Ai ka bërë të ditur se, pas miratimit të ligjit do të formohet trup koordinues dhe do të përcaktohet metodologjia për zbatimin e tij.

“Është në të mirën e shqiptarëve që të kemi një ligj. Do ta formojmë trupin koordinues, do ta përcaktojmë metodologjinë dhe ne do ta zbatojmë. Ligjit duhet t’i jepet një shans, ndërsa ne marrim përsipër zbatimin”, u shpreh ministri.

Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës lidhur me përmbajtjen e ligjit, Shasivari ka kundërshtuar pretendimet se ai nuk parasheh kuota etnike.

“Nuk është e vërtetë se nuk ka kuotë etnike, siç akuzon opozita”, ka theksuar ai.

Në fund, ministri i Drejtësisë ka nënvizuar se të drejtat e shqiptarëve nuk duhet të shndërrohen në peng të përplasjeve politike, duke siguruar se institucionet do të angazhohen për ruajtjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kambovski: Besimi në gjyqësor nuk mund të rikthehet me fjalime dhe retorikë boshe

13.11.2026

Buxheti 2027: 2 miliardë euro për pensione, 954 milionë për shëndetësi…

14.11.2026

Osmani: Normalizimi i gënjeshtrës në diskursin politik nga VLEN-i është skandaloz

13.11.2026

Tre të arrestuar në Çegran, dy prej tyre tentuan t’i shkelin policët me veturë

13.11.2026