MAQEDONIA

Shkupjani me rrogën mujore 190 mijë euro

Kosova.Today ·

Nga Shkupi vjen edhe rroga rekord absolut në vend prej pak më pak se 190.000 euro në muaj bruto e paguar në sektorin e nxjerrjes së qymyrit të gurit, e cila në nivel vjetor tejkalon 2,2 milionë euro dhe është rreth 2 për qind më e lartë se...

Nga Shkupi vjen edhe rroga rekord absolut në vend prej pak më pak se 190.000 euro në muaj bruto e paguar në sektorin e nxjerrjes së qymyrit të gurit, e cila në nivel vjetor tejkalon 2,2 milionë euro dhe është rreth 2 për qind më e lartë se rroga më e lartë e vitit paraprak, sipas raportit më të ri të Drejtorisë për Të Ardhurat Publike (DAP).

Të ardhurat më të larta jashtë pagës gjatë vitit 2025 i ka paraqitur një shkupjan, i cili brenda vitit inkasoi pak më pak se 2 milionë euro bruto si të ardhura shtesë.

I gjithë Top 5 i pagave më të larta në Maqedoninë e Veriut është paguar pikërisht në kryeqytet, ku secila prej tyre tejkalon 2 milionë euro në vit në shumë bruto, në sektorët e farmacive, tregtisë së duhanit, ushqimit dhe pijeve, spitaleve dhe tregtisë me produkte farmaceutike, ndërsa në kategorinë e mesme nga aktivitete shtesë figuruan edhe tre të ardhura vjetore mbi një milion euro si dhe një e ardhur prej 42 milionë denarësh.

Nivel tjetër rekordesh është shënuar te dividendët, ku të ardhurat më të larta i ka paraqitur një banor i Gjevgjelisë me mbi 4 milionë euro të marra vitin e kaluar, i ndjekur nga një banor i Ohrit me një shifër mjaft të ngjashme. Ndërkohë, gjatë vitit të kaluar DAP ka përpunuar 863.100 deklarata vjetore tatimore, që është për afërsisht 83.000 ose 10,6 për qind më shumë se në vitin 2024, me ç’rast të ardhurat bruto të konstatuara pësuan rritje prej 74,1 miliardë denarësh (+13,8%), kurse tatimi i konstatuar mbi të ardhurat personale u rrit për 4,9 miliardë denarë (+13,9%).(INA)

The post Shkupjani me rrogën mujore 190 mijë euro appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina, dy viktima dhe pesë të plagosur, mes viktimave edhe 34-vjeçarja nga Tetova

14.11.2026

Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar

13.11.2026

Osmani: Normalizimi i gënjeshtrës në diskursin politik nga VLEN-i është skandaloz

13.11.2026

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe milionat e Soravisë, edhe shqipen! Ose ti mundesh, por pastaj s’mundesh!”

13.11.2026