SHQIPERIA

Shpërthim me lëndë plasëse në Vlorë, dëmtohet automjeti i administratorit të Shushicës (EMRI)

Kosova.Today ·

Një automjet në pronësi të administratorit të Njësisë Administrative Shushicë është dëmtuar gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Llakatund, në Vlorë. Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 02:50,...

Një automjet në pronësi të administratorit të Njësisë Administrative Shushicë është dëmtuar gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Llakatund, në Vlorë.

Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 02:50, kur automjeti në pronësi të shtetasit Igli Bimaj, 29 vjeç, banues në Shushicë, dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse. Mjeti ishte i parkuar pranë banesës së tij.

Pas ngjarjes, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të rastit, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

The post Shpërthim me lëndë plasëse në Vlorë, dëmtohet automjeti i administratorit të Shushicës (EMRI) appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Aksident në aksin Qukës–Prrenjas, dy automjete dalin nga rruga pas përplasjes, plagoset një person

14.11.2026

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve solidarizohet me protestën e studentëve: Pedagogët t’i bashkohen tubimit

13.11.2026

Pas Elisa Spiropalit, Rama kërkon përjashtimin nga PS edhe të Plarent Ndrecës, avokatit të Veliajt

14.11.2026

Berisha për emërimin e Demos si drejtues politik i Tiranës: Sfidë për konfliktualitet të madh, i aftë të kryejë çdo krim

14.11.2026