SHQIPERIA

LIVE-Dita e shtatë e protestës në Tiranë, protestuesit nisin grumbullimin në disa qytete. Rama: 2,500 euro për çdo efektiv në front

Kosova.Today ·

Në Tiranë pritet të nis protesta e shtatë e të rinjëve, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, grumbullimi i protestuesve ka nisur në disa qytete si Lezha, Vlora, Elbasani dhe Shkodra, ku një...

Në Tiranë pritet të nis protesta e shtatë e të rinjëve, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, grumbullimi i protestuesve ka nisur në disa qytete si Lezha, Vlora, Elbasani dhe Shkodra, ku një pjesë e gjimnazistëve dhe studentëve kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur marshimin nëpër rrugët e qytetit.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama zhvilloi disa orë më parë një konferencë për mediat së bashku me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, ku dënoi aktet e dhunës të ushtruara nga protestuesit ndaj forcave të rendit. Kreu i qeverisë deklaroi se nga 1 janari do të ketë rritje të konsiderueshme të pagave të punonjësve të policisë, si dhe një mbështetje financiare prej 2 500 eurosh për çdo efektiv të angazhuar në front.

Sakaq, Rama theksoi se mbetet i hapur për dialog me të rinjtë, por jo me ata që bëhen pjesë e dhunës.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se situata ka kaluar vijën e kuqe, duke theksuar se protestuesit që janë përfshirë në akte dhune nuk janë studentë dhe se kjo nuk është më një protestë studentore.

The post LIVE-Dita e shtatë e protestës në Tiranë, protestuesit nisin grumbullimin në disa qytete. Rama: 2,500 euro për çdo efektiv në front appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Po, Spiropali dhe Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë

14.11.2026

Po udhëtonte me taksi i armatosur, arrestohet 30-vjeçari me precedent penal! Në pranga edhe pasagjeri tjetër

13.11.2026

Maratona e Tiranës të dielën, dhjetëra rrugë bllokohen. Pezullohen disa linja urbani

13.11.2026

I kërkuar nga Mali i Zi për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet në Shkodër 52-vjeçari! Pritet ekstradimi

13.11.2026