JETA

Shtyhet sërish seanca konstituive, s’ka dakordim për votimin e nënkryetarëve

Kosova.Today ·

Seanca konstituive e kuvendit është shtyrë për të premten në orën 11:00. Kështu ka njoftuar kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu. Kjo erdhi pasi që deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, propozoi Slavko Simiqin për nënkryetar të Kuvendit, duke...

Seanca konstituive e kuvendit është shtyrë për të premten në orën 11:00.

Kështu ka njoftuar kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu.

Kjo erdhi pasi që deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, propozoi Slavko Simiqin për nënkryetar të Kuvendit, duke thënë se këtë po e bën ‘’në emër të popullit serb’’.

Përveç Haxhiut që u zgjodh kryetare e kuvendit, asnjëri nga nënkryetarët e propozuar nga partitë s’është zgjedhur për këtë pozitë.

Ndryshe, Vetëvendosja ka propozuar për nënkryetar kuvendi, Ardian Golën.

Partia Demokratike e Kosovës, ka propozuar Vlora Çitaku.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka propozuar Kujtim Shalën.

Ndërsa deputetët nga komunitetet jo shumicë kanë propozuar Slavko Simiq, dhe, Emilija Rexhepin.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Italia ofron jetesë falas për plot 10 vite – shtëpi pranë detit dhe në fshatra malorë, ja kush mund të aplikojë!

12.11.2026

“Për Kosovën Republikë” i Enver Dugollit promovohet mes studentëve në ETH Zürich

15.11.2026

Shoqata e Mjekëve të Zvicrës kundërshton kufizimin e kostos

15.11.2026

Tesla nis porositë për taksitë pa shofer, çmimi rreth 25 mijë franga

15.11.2026