SHQIPERIA

Situata në Shqipëri – Ambasadorët e SHBA, BE e Gjermanisë dhe dy ish-Presidentët Topi e Meidani takim me Begajn, ja diskutimet

Kosova.Today ·

Përshkallëzimi i revoltës popullore dhe tensionet masive në rrugët e kryeqytetit kanë vënë në lëvizje urgjente diplomacinë ndërkombëtare dhe faktorët më të lartë shtetërorë. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar sot një takim...

Përshkallëzimi i revoltës popullore dhe tensionet masive në rrugët e kryeqytetit kanë vënë në lëvizje urgjente diplomacinë ndërkombëtare dhe faktorët më të lartë shtetërorë.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar sot një takim për të diskutuar situatën e rënduar dhe për të gjetur një rrugëdalje nga kriza politike.

Diplomatët më të rëndësishëm perëndimorë në Tiranë, përfshirë Ambasadorin e SHBA, atë të Bashkimit Evropian dhe atë të Gjermanisë, të shoqëruar nga përfaqësues të ambasadorë të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë zbarkuar në zyrën e Kreut të Shtetit.

Begaj ka pritur gjithashtu në takim dy ish-Presidentët e Republikës, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi.

Fokus i takimit urgjent ka qenë deeskallimi i menjëhershëm i situatës në terren, ndalimi i përdorimit të forcës dhe krijimi i hapësirave për zgjidhje politike./Balkanweb.com


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Maratona e Tiranës të dielën, dhjetëra rrugë bllokohen. Pezullohen disa linja urbani

13.11.2026

Punimet për ujësjellësin dhe kanalizimet në Lin, banorët kërkojnë garanci

13.11.2026

Incident gjatë protestës, dy protestues tentojnë të thyejnë me shtyllë hekuri derën e Kryesisë së Kuvendit (VIDEO)

14.11.2026

Rama për median: 60% e përmbajtjes është kundër qeverisë, akuzon ekranet se glorifikojnë dhunën, propozoi debat kombëtar

14.11.2026