JETA

Skenari për 27 dhjetorin, Gjini: Nëse doni, shkojmë në zgjedhje

Kosova.Today ·

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pak minuta para se të nisë seanca konstituive e së dielës, kun ë rend dite është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës. Gjini ka shkruar në rrjetin social Facebook, duke thënë se ka qenë...

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pak minuta para se të nisë seanca konstituive e së dielës, kun ë rend dite është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

Gjini ka shkruar në rrjetin social Facebook, duke thënë se ka qenë e qartë se Lëvizja Vetëvendosje synon që zgjedhjet e reja të mbahen më 27 dhjetor.

“Ju kemi thënë, po e ndjekin datën 27 dhjetor. Prej sot, 60 ditë afat për zgjedhje të presidentit, plus deri në 45 ditë zgjedhjet. Tash e ka 27 dhjetorin që e ka kërkuar. Nuk kanë pasur problem as me Vlora Çitakun as me Kujtim Shalën, as me “popullin serb”. Problemi ka qenë me e mbërri datën e sotme. Afatin.”, ka shkruar Gjini.

Ai ka thënë se qytetarët e kanë kuptuar skenarin e Kurtit.

“Tashmë qytetarët e dinë se është mashtrues e manipulator. Nëse doni, shkojmë në zgjedhje! Mos u frikësoni prej zgjedhjeve!”, ka thënë Gjini.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Aksion i madh kundër trafikut të drogës në Zvicër, arrestohen 41 persona

12.11.2026

SWR: “Pallati i Rinisë”” – Skena e muzikës së re në Kosovë

14.11.2026

Zvicra shënon nesër Ditën e Produkteve të Dorës së Dytë

13.11.2026

Ambasada e Zvicrës diskuton ndërkombëtarizimin e skenës muzikore të Kosovës

12.11.2026