SPORTI

Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”

Kosova.Today ·

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon tri pikët dhe të rikthehet në garën për kreun e Grupit B3 në Ligën e Kombeve. “Dardanët” e presin Austrinë në ndeshjen e katërt të këtij...

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon tri pikët dhe të rikthehet në garën për kreun e Grupit B3 në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” e presin Austrinë në ndeshjen e katërt të këtij edicioni, e cila nis në orën 18:00.

Të dielën e javës që shkoi, Austria triumfoi me rezutat 3:1 ndaj Kosovës në Vjenë.

Gjatë ditës së djeshme, trajneri i Kosovës, Franco Foda, u shpreh se Kosova synon fitoren në ndeshjen e sotme, teksa homologu i tij, Ralf Rangnick kritikoi gjendjen e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, transmeton albinfo.at.

Përzgjedhësi Rangnick ka paralajmëruar se ndeshja në “Fadil Vokrri” do të jetë më e vështirë sesa përballja e parë në Austri.

The post Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“Është lojtar vetëm për gjysmë ore”, Cassano me deklaratë nënçmuese për Edon Zhegrovën

12.11.2026

S’ka fitues, Kosova dhe Izraeli pajtohen me nga një pikë

14.11.2026

Zhegrova nuk luan ndaj Irlandës, lirohet nga grumbullimi me Kosovën

15.11.2026

Klopp me superlativa për Brajan Grudën: I gjori mbrojtësi i majtë serb, çfarë përballjeje

14.11.2026