JETA

Tahiri: Qeveria s’guxon ta zvarris procesin për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale

Kosova.Today ·

Shefi i GP të PDK’së, Arian Tahiri, ka thënë se deklarata e Kuvendit të Kosovës për vendimin e Gjykatës Speciale nuk është e mjaftueshme dhe se Kuvendi duhet të nis sa më shpejt procedurën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Gjykatën...

Shefi i GP të PDK’së, Arian Tahiri, ka thënë se deklarata e Kuvendit të Kosovës për vendimin e Gjykatës Speciale nuk është e mjaftueshme dhe se Kuvendi duhet të nis sa më shpejt procedurën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Tahiri ka thënë se Qeveria e Kosovës s’guxon që ta zvarris këtë proces.

“Kjo nuk mjafton. Prandaj Kuvendi i Kosovës duhet ta nis procedurën për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Qeveri s’guxon ta zvarris këtë proces. Duhet ofruar përkrahje institucionale. Është koha për veprime konkrete institucionale. Ne si deputet po e përcjellim kërkesën e qytetarëve. Qytetarët me plotë të drejtë, secilën mbrëmje, secilën ditë, po protestojnë e shprehur revoltën ndaj vendimit të 16 shtatorit, për padrejtësinë historike”, ka thënë Tahiri, raporton Express.

“Si GP dhe PDK do të bëjmë më të mirën për të kontribuar në këtë proces. U bëj apel të gjitha partive politike, për unitet e kontribut konkret”, ka shtuar ai.

“Ligji tashmë është në Qeveri. Kuvendi e ka kryer punën e vetë. I bëjmë thirrje që ta kthej sa më shpejt në Kuvend”, ka thënë Tahiri.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Cilat janë profesionet në Zvicër që do të përfitonin nga paga minimale prej 5 mijë frangash?

12.11.2026

Valisi, kantoni i Zvicrës ku dërgohen pakot më të mëdha dhe më të rënda

12.11.2026

Tregu i Krishtlindjeve në St. Gallen largon dy atraksione tradicionale për fëmijë

12.11.2026

Lehtësimi i qirave në Zvicër është vetëm i përkohshëm, paralajmërohet rritje e re e çmimeve

15.11.2026