Takimet Kurti–Abdixhiku pa rezultat konkret, Zogjani: Koalicion nuk do të ketë
Takimet ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, të cilat përfunduan pa ndonjë marrëveshje konkrete, kanë nxitur reagime në skenën politike. Analisti politik Jeton Zogjani, në emisionin “Adresa”,...
Takimet ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, të cilat përfunduan pa ndonjë marrëveshje konkrete, kanë nxitur reagime në skenën politike.
Analisti politik Jeton Zogjani, në emisionin “Adresa”, tha se çështja kryesore e diskutimeve ishte zgjedhja e presidentit.
“Sipas meje, këtu problemi është presidenti. Aty u thirr dhe u diskutua për presidentin. Z. Kurti, me takimin e sotëm, e tregoi një gjë: se këtu nuk do të ketë koalicion dhe vendi po shkon drejt zgjedhjeve”, deklaroi Zogjani.
Ai shtoi se, sipas vlerësimit të tij, një pjesë e LDK-së që ai e quajti “grupi i zjarrit” nuk duhet të marrë barrën e vendimmarrjes, pasi, sipas tij, kjo do ta dëmtonte edhe më shumë partinë.
“Grupi i zjarrit mos ta marrë barrën përsipër e ta dëmtojë LDK-në edhe më shumë. Grupi i zjarrit janë ata të LDK-së”, u shpreh Zogjani.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.