Rama takohet me Macronin në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim dypalësh me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Paris. Takimi vjen në kuadër të vizitës së kreut të qeverisë shqiptare në Francë, ku me ftesë të Macronit do të marrë pjesë në Forumin e...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim dypalësh me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Paris. Takimi vjen në kuadër të vizitës së kreut të qeverisë shqiptare në Francë, ku me ftesë të Macronit do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, që zhvillohet më 10 dhe 11 nëntor.
Forumi i këtij viti do të përqendrohet te rëndësia e qeverisjes efektive për garantimin e paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe prosperitetit, në një kontekst të karakterizuar nga ndryshimet gjeopolitike, zhvillimet teknologjike dhe sfidat klimatike.
Në kuadër të forumit, Rama do të jetë pjesë e një sesioni të posaçëm në formatin “Spotlight”, ku do të diskutojë mbi perspektivën evropiane dhe rëndësinë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për brezat e rinj.
Gjithashtu, kryeministri do të marrë pjesë në seancën plenare me temë “From Sovereignty to Cooperation” (Nga sovraniteti te bashkëpunimi), ku do të trajtohen dimensione të ndryshme të bashkëpunimit ndërkombëtar.
The post Rama takohet me Macronin në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.