MAQEDONIA

Deri më 30 tetor zgjat konkursi vjetor për financimin e projekteve të kulturës për vitin 2027

Kosova.Today ·

Ministria e Kulturës dhe Turizmit përkujton se në vijim dhe deri më 30 tetor 2026, deri në orën 15:40, zgjat aplikimi në Konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional sipas fushave dhe aktiviteteve të veçanta të kulturës...

Ministria e Kulturës dhe Turizmit përkujton se në vijim dhe deri më 30 tetor 2026, deri në orën 15:40, zgjat aplikimi në Konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional sipas fushave dhe aktiviteteve të veçanta të kulturës për vitin 2027.

Regjistrimi bëhet përmes aplikimin elektronik në Portalin nacional për shërbime elektronike: Konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional sipas fushave dhe aktiviteteve të veçanta – persona fizikë : https://uslugi.gov.mk/…/godishni-konkursi-za… dhe Konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional sipas fushave dhe aktiviteteve të veçanta – persona juridikë: https://uslugi.gov.mk/…/godishni-konkursi-za…

“I ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë brenda afatit të paraparë, ndërsa ndihmë profesionale lidhur me aplikimet, shfrytëzuesit do të mund të kërkojnë edhe këtë vit në sektorët e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit”, publikoi Ministria


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mickoski: Marrëveshja me VLEN-in nuk ndryshon deri në 2028

13.11.2026

Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

13.11.2026

Iseni: Davor Macura i blen aksionet për hyrjen e “Alta Bankës” drejtpërdrejt nga krushku i Ali Ahmetit

14.11.2026

Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar

13.11.2026