JETA

Thellohet hendeku mes të pasurve dhe të varfërve në Zvicër

Kosova.Today ·

Situata financiare e shumicës së popullsisë në Zvicër mbetet relativisht stabile në vitin 2026, por pas kësaj tabloje fshihet një hendek gjithnjë e më i madh mes familjeve me të ardhura të ulëta dhe atyre më të pasura, sipas një sondazhi përfaqësues...

Situata financiare e shumicës së popullsisë në Zvicër mbetet relativisht stabile në vitin 2026, por pas kësaj tabloje fshihet një hendek gjithnjë e më i madh mes familjeve me të ardhura të ulëta dhe atyre më të pasura, sipas një sondazhi përfaqësues të Comparis.

Rreth 41% e personave në familjet me të ardhura bruto deri në 4,000 franga në muaj deklarojnë se gjendja e tyre financiare është më e keqe se një vit më parë. Te familjet me të ardhura mbi 8,000 franga, kjo përqindje është vetëm 18%, transmeton albinfo.ch.

Sigurimet shëndetësore rëndojnë buxhetet

Një ndër arsyet kryesore janë primet e sigurimit shëndetësor. Plot 58% e personave që thonë se gjendja e tyre financiare është përkeqësuar krahasuar me vitin 2025, e lidhin këtë me rritjen e primeve. Më shumë se një e katërta e personave me të ardhura të ulëta kanë vazhdimisht vështirësi për të siguruar paratë për pagesën e tyre.

Problemi mund të bëhet edhe më i ndjeshëm vitin e ardhshëm. Vlerësimet aktuale flasin për një rritje mesatare prej 4.5–5% të primeve në vitin 2027, ndërsa për disa të siguruar rritja mund të jetë dukshëm më e madhe.

Dallimet shihen edhe te fuqia blerëse. Gjashtë në dhjetë persona me të ardhura të ulëta thonë se mund të përballojnë më pak mallra dhe shërbime sesa një vit më parë. Një e treta e tyre deklarojnë se rrallë ose kurrë nuk u mbeten para të mjaftueshme për të kursyer.

Në anën tjetër, rreth dy të tretat e familjeve me të ardhura mbi 8,000 franga kursejnë, ndërsa pothuajse gjysma përdorin një pjesë të parave të disponueshme për investime financiare. Te grupet me të ardhura të ulëta, vetëm 7% investojnë.

Pavarësisht presionit aktual, të rinjtë mbeten optimistë: më shumë se 7 në 10 persona të moshës 18–35 vjeç presin që situata e tyre financiare të jetë më e mirë pas pesë vjetësh. Ndërkohë, afro 40% e personave me të ardhura të ulëta presin që deri në vitin 2031 gjendja e tyre financiare të përkeqësohet.

The post Thellohet hendeku mes të pasurve dhe të varfërve në Zvicër appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

U hap sot në Bernë ekspozita “CHIPS”, një udhëtim në botën e mikroçipave

13.11.2026

15 tregjet më të bukura të Krishtlindjes në Zvicër në vitin 2026

12.11.2026

Sindikatat kërkojnë pagë minimale prej 5.000 frangash për punonjësit me arsim profesional

13.11.2026

Tragjedi në Itali, vdes 47 vjeçari nga Tetova (FOTO)

15.11.2026