MAQEDONIA

Sela thirrje masive për nesër në Prishtinë: Të gjithë për të mbrojtur luftën e drejtë dhe çlirimtarët!

Kosova.Today ·

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, u ka bërë thirrje publike të gjithë qytetarëve për pjesëmarrje masive në “Marshin për liri”, i cili do të mbahet të shtunën më 12 shtator në Prishtinë. Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale,...

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, u ka bërë thirrje publike të gjithë qytetarëve për pjesëmarrje masive në “Marshin për liri”, i cili do të mbahet të shtunën më 12 shtator në Prishtinë.

Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, Sela ka nënvizuar se ky marsh organizohet për të mbrojtur pastërtinë e luftës çlirimtare, dinjitetin dhe krenarinë kombëtare.

“Marsh për lirinë e çlirimtarëve, për të mbrojtur pastërtinë e një lufte të drejtë, dinjitetin dhe krenarinë tonë kombëtare! Të gjithë bashkë, nesër (12 shtator) në ora 14:00 te Sheshi ‘Skënderbeu’ në Prishtinë!“, ka deklaruar Sela.Tubimi i paralajmëruar pritet të mbledhë qytetarë dhe figura publike nga të gjitha trevat shqiptare në mbështetje të vlerave të luftës çlirimtare.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mexhiti dhe Sulejmani në Ankara, kërkohet mbështetja turke për Çarshinë e Shkupit

13.11.2026

Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina, dy viktima dhe pesë të plagosur, mes viktimave edhe 34-vjeçarja nga Tetova

14.11.2026

Shasivari: Tetë ministra shqiptarë nuk e zgjidhën provimin e jurisprudencës në shqip për 25 vjet, sot sulmojnë zgjidhjen!

14.11.2026

Kryeprokurori Saveski zbulon se janë në zhvillim hetime ndaj funksionarëve aktualë

13.11.2026