MAQEDONIA

Tmerr në Shkup: Rreth 15 të mitur rrahin brutalisht 13-vjeçarin me sende metalike, ia thyejnë dhëmbët!

Kosova.Today ·

Një rast i rëndë i dhunës mes të miturve ka tronditur lagjen Vlae të Shkupit, ku një 13-vjeçar dyshohet se është sulmuar nga një grup prej rreth 15 të miturish, duke pësuar lëndime serioze, përfshirë thyerjen e dhëmbëve. Sipas raportimeve të...

Një rast i rëndë i dhunës mes të miturve ka tronditur lagjen Vlae të Shkupit, ku një 13-vjeçar dyshohet se është sulmuar nga një grup prej rreth 15 të miturish, duke pësuar lëndime serioze, përfshirë thyerjen e dhëmbëve.

Sipas raportimeve të portalit Skopje1, sulmi ka ndodhur rreth orës 00:30, në sheshin “Delfina”, ndërsa dëshmitarët pretendojnë se ndaj fëmijës janë përdorur edhe sende metalike.

Nëna e viktimës, 39 vjeçe, e ka denoncuar rastin në polici më 18 tetor, në orën 15:30.

MPB-ja konfirmoi sulmin dhe përdorimin e një sendi të fortë, por nuk specifikoi numrin e sulmuesve apo shkallën e lëndimeve.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

DPHM: Maqedonia nesër do të përfshihet nga një erë e fortë deri 80 km/h

13.11.2026

Mexhiti dhe Sulejmani në Ankara, kërkohet mbështetja turke për Çarshinë e Shkupit

13.11.2026

Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina, dy viktima dhe pesë të plagosur, mes viktimave edhe 34-vjeçarja nga Tetova

14.11.2026

Saranda Imeri Stafai: AKI, Levica dhe LSDM u koordinuan për të bllokuar ratifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë

12.11.2026