KOSOVA

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Kosova.Today ·

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar nisjen e hetimeve ndaj një prej ish-aleatëve të tij më të afërt, Richard Grenell. Siç ka shkruar mediumi “Axios”, në Shtëpinë e Bardhë ka shpërthyer një skemë e “pagesave për ndikim” te Trumpi....

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar nisjen e hetimeve ndaj një prej ish-aleatëve të tij më të afërt, Richard Grenell.

Siç ka shkruar mediumi “Axios”, në Shtëpinë e Bardhë ka shpërthyer një skemë e “pagesave për ndikim” te Trumpi. Në qendër të raportimit është një instruksion i pretenduar nga Grenelli për biznesmenin turk, Turhan Mildon, në maj të vitit të shkuar.

Grenell atë kohë shef i qendrës kulturore “Kennedy Center”, i pati thënë Mildonit të transferojë rreth 17 milionë dollarë te kompania “Texas Armament & Technology” – nga të cilat rreth 6 milionë dollarë do të shkonin për qendrën e arteve.

“Sapo që paratë të vijnë te kompania këtu, do të aranzhoj donacionin te ‘Kennedy Center’, dhe ju do t’iu bashkoheni ngjarjeve VIP dhe të jeni të afërt me administratën, madje edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në mesazhin e Grenellit, sipas raportimit.

Grenelli ka mohuar pretendimet duke i quajtur të rreme.

E gruaja e Mildonit, avokatja Alina Habba, ka thënë se “Kennedy Center” s’e ka marrë kurrë donacionin.

Ajo raportohet se më herët gjatë muajit ka takuar Trumpin për Grenellin sipas “Axios” dhe “The New York Times”. Presidenti më pas ka urdhëruar Shtëpinë e Bardhë që menjëherë të nisë hetimet.

Richard Grenell ka shërbyer si emisar special i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, në periudhën 2019-2021.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Punëtorët e KEK’ut paralajmërojnë protestë të re për javën e ardhshme: Jo të nëpërkëmbur

14.11.2026

Presidentja Shiroka Pula: Për Kosovën, Amerika është më shumë se një aleat

14.11.2026

Kosova ndalon hyrjen e mbi 12 tonë produkte ushqimore të importuara nga Maqedonia, ja cila fabrikë e qumshtit nga Tetova

14.11.2026

IHMK paralajmëron mot me shi gjatë vikendit, në viset malore priten reshje bore

13.11.2026