SHQIPERIA

Tubimet, Rama: Kufizime deri në 72 orë pranë institucioneve, gjobë për mosbindje ndaj policisë dhe pengim qarkullimi

Kosova.Today ·

Kryeministri Edi Rama gjatë deklaratës të mbajtur sot mbi ndryshimet e reja ligjore për tubimet, ai shpjegon se masat parashikojnë perimetra sigurie rreth objekteve të ndjeshme dhe mundësinë që policia të kufizojë tubimet deri në 72 orë pranë...

Kryeministri Edi Rama gjatë deklaratës të mbajtur sot mbi ndryshimet e reja ligjore për tubimet, ai shpjegon se masat parashikojnë perimetra sigurie rreth objekteve të ndjeshme dhe mundësinë që policia të kufizojë tubimet deri në 72 orë pranë institucioneve arsimore, shëndetësore dhe objekteve të kultit.

“Për personat që bëjnë thirrje për dhunë në rrjetet sociale, fillimisht do të kërkohet fshirja e postimit dhe do të ofrohet mbështetje psikologjike nëse është e nevojshme. Në rast refuzimi, policia mund të nisë procedimin penal sipas veprave ekzistuese. Ndryshimet parashikojnë gjithashtu trajtimin si vepër penale të fshehjes së identitetit gjatë tubimeve, sipas modelit francez.

Për mosbindje ndaj policisë parashikohen gjoba nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë, ndërsa për fshehjen e identitetit pas urdhrit për shpërndarje gjoba shkon në 500 mijë lekë. Bllokimi i qarkullimit do të ndëshkohet me 5 mijë lekë gjobë për çdo pjesëmarrës”, tha Rama.

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në prezantimin e Paketës së re kundër dhunës dhe anarkisë urbane – 25 TetorDownload

The post Tubimet, Rama: Kufizime deri në 72 orë pranë institucioneve, gjobë për mosbindje ndaj policisë dhe pengim qarkullimi appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shpërthimi me eksploziv në automjetin e një gruaje në Elbasan, arrestohen edhe dy personat e tjerë që ishin në kërkim

14.11.2026

“8 pikat e PD-së për Reformën Zgjedhore”, Bylykbashi: Nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme pa u ndarë shteti nga partia

14.11.2026

Berisha për emërimin e Demos si drejtues politik i Tiranës: Sfidë për konfliktualitet të madh, i aftë të kryejë çdo krim

14.11.2026

Po udhëtonte me taksi i armatosur, arrestohet 30-vjeçari me precedent penal! Në pranga edhe pasagjeri tjetër

13.11.2026