SHQIPERIA

Turizmi në Shqipëri, Rama: 12 milionë të huaj kanë vizituar vendin

Kosova.Today ·

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka bërë përparim të madh në turizëm, duke tejkaluar shifrën e 12 milionë vizitorëve të huaj vitet e fundit. Sipas tij, një shifër e tillë ishte e paimagjinueshme deri para pesë vitesh. Rama tha se Shqipëria...

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka bërë përparim të madh në turizëm, duke tejkaluar shifrën e 12 milionë vizitorëve të huaj vitet e fundit. Sipas tij, një shifër e tillë ishte e paimagjinueshme deri para pesë vitesh.

Rama tha se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm, por ende mbetet pas vendeve të tjera evropiane dhe fqinjëve të saj për sa i përket standardeve turistike.

“Deri para pesë vitesh kjo që po shohim sot do të ishte e paimagjinueshme. Kemi tejkaluar 12 milionët, por tani shqetësimi ynë është rritja e cilësisë së turizmit”, tha Rama.

Ai paralajmëroi se rritja e numrit të turistëve krijon presion mbi infrastrukturën, shërbimet, mjedisin dhe komunitetet lokale.

Rama theksoi rëndësinë e investimeve dhe tërheqjes së markave të mëdha ndërkombëtare, duke vlerësuar se ato mund të sjellin më shumë të ardhura dhe ta transformojnë më tej sektorin.

“Sigurisht që kemi ende probleme, por e dimë se jemi në rrugën e duhur. Duhet të vazhdojmë të ëndërrojmë për më shumë dhe të punojmë për të ardhmen”, u shpreh ai.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve (VIDEO)

15.11.2026

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash nuk duhet të na shpërqendrojë nga objektivi i anëtarësimit në BE

14.11.2026

Gjenden në Kurbin e Krujë 3 automjete të vjedhura në Fier, policia: Do përdoreshin për ngjarje kriminale

15.11.2026

Pandeli Majko trondit PS: Janë 1 mijë orë video, jepni dorëheqjen!

15.11.2026