KOSOVA

Vetëvendosje mbështetje “Marshit për Liri”

Kosova.Today ·

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se ata që e kanë themeluar Gjykatën Speciale duhet t’i kërkojnë falje popullit të Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar, teksa është zotuar se e mbështet “Marshin për Liri” të organizuar më 12 shtator. Partia më e...

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se ata që e kanë themeluar Gjykatën Speciale duhet t’i kërkojnë falje popullit të Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar, teksa është zotuar se e mbështet “Marshin për Liri” të organizuar më 12 shtator.

Partia më e madhe në Kosovë ka thënë se në këtë ditë do të marshojë “kundër atyre që e themeluan Gjykatën Speciale dhe për lirinë, drejtësinë, të vërtetën e luftës sonë çlirimtare”.

Platforma “Liria ka Emër” gjatë ditës njoftoi se prej katër kryetarëve të partive më të mëdha shqiptare në Kosovë, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, njëherësh kryeministër në detyrë, por edhe ai i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, nuk i janë përgjigjur thirrjes për të mbajtur fjalim.

Ky marsh organizohet në kryeqytet, katër ditë para se Specialja të shpalosë vendimin ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, që po akuzohen për krime lufte.

Ja komunikata e plotë e Lëvizjes VETËVENDOSJE:


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Punëtorët e KEK’ut paralajmërojnë protestë të re për javën e ardhshme: Jo të nëpërkëmbur

14.11.2026

Mungesa e kuorumit shtyn seancën, mbetet pa u votuar Ligji për Specialen

14.11.2026

​Studentët në Tiranë bllokojnë rrugën te Zogu i Zi

14.11.2026

Shpërtheu në lot kur shkoi në Prekaz, turkja me emocione flet për Adem Jasharin (VIDEO)

15.11.2026