SHQIPERIA

Vijon protesta para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me ujë me presion

Kosova.Today ·

Qytetarët dhe studentët edhe pasditen e kësaj të enjte po vijojnë të qëndrojnë para ambienteve të Kryeministrisë në protestën studentore e cila shënon ditën e saj të 10-të. Për disa orë situata ishte e qetë, teksa tensionet kanë vijuar pak...

Qytetarët dhe studentët edhe pasditen e kësaj të enjte po vijojnë të qëndrojnë para ambienteve të Kryeministrisë në protestën studentore e cila shënon ditën e saj të 10-të. Për disa orë situata ishte e qetë, teksa tensionet kanë vijuar pak minuta më parë.

Policia ka ndërhyrë duke i shpërndarë më ujë protestuesit të cilët largohen përkohësisht dhe më pas rigrumbullohen.

Protesta e të rinjve ka nisur që në orën 09:00 përpara Parlamentit, ku një orë më pas nisi seanca plenare e cila u pasua me tensione dhe debate. Studentët kanë paralajmëruar një tjetër protestë studentore përpara godinës së Kryeministrisë. Përmes një thirrjeje publike të shpërndarë në rrjetet sociale, qytetarët ftohen të mblidhen në shesh të shtunën e 24 tetorit.

Në njoftimin e shpërndarë, me slloganin “Të shtunën, të gjithë në shesh!”, bëhet me dije se vendtakimi do të jetë përpara godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjithashtu theksohet se kjo protestë do të jetë rinore, popullore dhe e diasporës.

Studentët paralajmërojnë protestë të shtunën para Kryeministrisë: Të gjithë në shesh

The post Vijon protesta para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me ujë me presion appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Berisha për emërimin e Demos si drejtues politik i Tiranës: Sfidë për konfliktualitet të madh, i aftë të kryejë çdo krim

14.11.2026

Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, shkak transferimi nga Durrësi në Fier

13.11.2026

Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Po, Spiropali dhe Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë

14.11.2026

Shpërthimi me eksploziv në automjetin e një gruaje në Elbasan, arrestohen edhe dy personat e tjerë që ishin në kërkim

14.11.2026