KOSOVA

Vjosa Osmani presidente? Gashi zbulon lëvizjen që mund të trondisë politikën

Kosova.Today ·

Analisti Shkëlzen Gashi ka hedhur një ide lidhur me zgjedhjen e presidentes së Kosovës, duke vënë në pikëpyetje qëndrimin e deputetëve të LDK-së nëse LVV-ja do ta propozonte Vjosa Osmanin. Gashi ka pyetur nëse deputetët e LDK-së do ta votonin...

Analisti Shkëlzen Gashi ka hedhur një ide lidhur me zgjedhjen e presidentes së Kosovës, duke vënë në pikëpyetje qëndrimin e deputetëve të LDK-së nëse LVV-ja do ta propozonte Vjosa Osmanin.

Gashi ka pyetur nëse deputetët e LDK-së do ta votonin Osmanin për presidente, në rast se LVV-ja do të siguronte 30 nënshkrime dhe do ta propozonte atë për këtë post.

“Nëse LVV-ja i mbledh 30 nënshkrime dhe e propozon Vjosa Osmanin për presidente, a thu e votojnë krejt deputetët e LDK-së?”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Ai ka rikujtuar se në zgjedhjet e fundit, Osmani kishte qenë kandidatja e LDK-së për presidente të Kosovës.

“Në fund të fundit, në zgjedhjet e fundit ajo ka qenë kandidatja e tyne për presidente të Kosovës”, shkroi ai.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kërkohet paraburgim për zyrtarin e Komunës së Prishtinës, bllokohen 48 parcela

13.11.2026

Blerim Latifi: Himni i Izraelit u fishkëllye për llogari të një populli që Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë

14.11.2026

E pranon Vuçiq: Kurti nuk më lejon të hyj në Kosovë, as mua e as familjarët e mi

15.11.2026

IHMK paralajmëron mot me shi gjatë vikendit, në viset malore priten reshje bore

13.11.2026