KOSOVA

Zemaj kundër kërkesës së LVV-së për ndryshimin e kandidatit të LDK-së: Logjika për të nënshtruar të tjerët nuk kalon

Kosova.Today ·

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka reaguar ndaj kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje që LDK-ja të ndryshojë kandidatin e saj për nënkryetar të Kuvendit, pasi LVV-ja nuk i ka votat për zgjedhjen e Kujtim Shalës. Zemaj ka...

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka reaguar ndaj kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje që LDK-ja të ndryshojë kandidatin e saj për nënkryetar të Kuvendit, pasi LVV-ja nuk i ka votat për zgjedhjen e Kujtim Shalës.

Zemaj ka thënë se LDK-ja nuk funksionon përmes kushtëzimeve dhe se partia e tij nuk pranon, siç u shpreh, logjikën e LVV-së për t’i nënshtruar subjektet e tjera politike.

“Ne nuk funksionojmë me kushtëzime. S’jemi ata që e bllokojmë konstituimin. Mund t’i tejkalojmë ato që janë subjektive. Logjika e VV-së për t’i nënshtruar të tjerët, nuk kalon”, ka deklaruar Zemaj.

Ai ka bërë të ditur se kandidati i LDK-së për nënkryetar mbetet Kujtim Shala, pa ndryshime në këtë qëndrim.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kosova ndalon hyrjen e mbi 12 tonë produkte ushqimore të importuara nga Maqedonia, ja cila fabrikë e qumshtit nga Tetova

14.11.2026

Kërkohet paraburgim për zyrtarin e Komunës së Prishtinës, bllokohen 48 parcela

13.11.2026

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për rastin e administrimit të drejtësisë

15.11.2026

U transportua me autoambulancë pa sirena në Spitalin e Pejës, kjo është 43-vjeçarja që vdiq

14.11.2026