BOTA

Zgjedhjet në Serbi, dalin rezultatet: Ja sa për qind fitoi lista studentore dhe sa partia e Vuçiqit

Kosova.Today ·

Lista e Studentëve ka fituar 51,47% të votave, njoftoi këtë mbrëmje Rasha Nedeljkov, drejtor programi në CRTA. Lista Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar mori 40,42%. Sipas Nedelkov, asnjë listë tjetër zgjedhore nuk e kaloi pragun zgjedhor,...

Lista e Studentëve ka fituar 51,47% të votave, njoftoi këtë mbrëmje Rasha Nedeljkov, drejtor programi në CRTA.

Lista Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar mori 40,42%. Sipas Nedelkov, asnjë listë tjetër zgjedhore nuk e kaloi pragun zgjedhor, me përjashtim të listave të komuniteteve. Ai shtoi se 1,55% e fletëvotimeve ishin të pavlefshme.

Nedelkov deklaroi se qytetarët kanë të drejtë të festojnë, por u bëri thirrje të gjithëve që ta bëjnë këtë me dinjitet.

Ilia Srdanoviq, kandidati kryesor i listës Lista e Studentëve – Studentët Fitojnë, deklaroi sonte se Serbia ka fituar, duke shtuar se është krenar për një popull që ditur t’i thotë “jo” një tirani.

“Po ecim drejt një Serbia të civilizuar dhe më të mirë,” tha Srdanoviq.

Festimet kanë filluar në selinë e fushatës së “Listës Studentore” dhe pritet një deklaratë zyrtare.

Sipas një reporteri në terren, një grup i madh njerëzish, të cilët më parë ndodheshin në të ashtuquajturin “Çacilend”, filluan të lëviznin drejt hotelit “Moskva”, ndërsa qytetarët e mbledhur u bërtisnin atyre: “Ku po ia mbathni?”

The post Zgjedhjet në Serbi, dalin rezultatet: Ja sa për qind fitoi lista studentore dhe sa partia e Vuçiqit appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi

11.11.2026

Numri i rasteve të konfirmuara të ebolës në Kongo tejkaloi 11 mijë

11.11.2026

Tre dronë shkelin hapësirën ajrore të Letonisë, NATO ngre në ajër avionët luftarakë

13.11.2026

Valë e fuqishme arrestimesh, Veselinoviqi kumbari i Radojçiqit arratiset drejt Turqisë!

12.11.2026