SHQIPERIA

Zgjedhjet në Serbi, pjesëmarrja arrin në 34,55% deri në orën 12:00

Kosova.Today ·

Deri në orën 12:00, në zgjedhjet parlamentare në Serbi kanë votuar 34,55% e votuesve të regjistruar, bëri të ditur Branko Josipoviq, drejtor i Entit Republikan të Statistikave. Sipas të dhënave, pjesëmarrja më e lartë është regjistruar në Vojvodinë,...

Deri në orën 12:00, në zgjedhjet parlamentare në Serbi kanë votuar 34,55% e votuesve të regjistruar, bëri të ditur Branko Josipoviq, drejtor i Entit Republikan të Statistikave.

Sipas të dhënave, pjesëmarrja më e lartë është regjistruar në Vojvodinë, me 38,08%, ndërsa në Beograd kanë votuar 35,23% e zgjedhësve. Në Shumadi dhe Serbinë Perëndimore pjesëmarrja ka arritur në 32,56%, ndërsa në Serbinë Jugore dhe Lindore në 31,96%.

Në zgjedhjet e vitit 2023, pjesëmarrja deri në orën 12:00 ishte 21,33%.

Ndërkohë, partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës garojnë në këto zgjedhje me një listë të përbashkët, të quajtur “Koalicioni Shqiptar”, me numrin rendor 17.

Bashkimi i partive shqiptare në një listë të vetme është shoqëruar në zgjedhjet e mëparshme me rezultate më të mira dhe përfaqësim më të madh në Kuvendin e Serbisë. Në vitin 2020, partitë shqiptare të Luginës u bashkuan për herë të parë në një listë të vetme dhe siguruan tri ulëse në parlament.

Për 250 vendet e deputetëve në Kuvendin e Serbisë garojnë gjithsej 2.418 kandidatë nga 18 lista zgjedhore. Pragu për hyrjen në parlament është 3%, ndërsa për listat e komuniteteve kombëtare zbatohet pragu natyror.

The post Zgjedhjet në Serbi, pjesëmarrja arrin në 34,55% deri në orën 12:00 appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Incident gjatë protestës, dy protestues tentojnë të thyejnë me shtyllë hekuri derën e Kryesisë së Kuvendit (VIDEO)

14.11.2026

Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Po, Spiropali dhe Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë

14.11.2026

Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS-ja, për Veliajn: “Jo, sepse i ka duart e lidhura”

14.11.2026

Situata pas reshjeve në qarkun e Shkodrës, probleme me qarkullimin në Shalë dhe Kamicë

14.11.2026