SHQIPERIA

Zjarri te Komisariati Nr.3, raportohet për disa efektivë të plagosur

Kosova.Today ·

Situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërsa disa ambiente të Komisariatit nr. 3 në Tiranë janë përfshirë nga flakët. Raportohet se disa efektivë policie janë plagosur brenda ambienteve të komisariatit, me dëmtime në gjymtyrët e...

Situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërsa disa ambiente të Komisariatit nr. 3 në Tiranë janë përfshirë nga flakët.

Raportohet se disa efektivë policie janë plagosur brenda ambienteve të komisariatit, me dëmtime në gjymtyrët e poshtme.

Ngjarja është veçanërisht shqetësuese, pasi në godinën e komisariatit ndodhen edhe ambiente paraburgimi.

Pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, si dhe një automjet zjarrfikës për ndërhyrjen dhe vënien nën kontroll të flakëve.

Deri më tani, nuk ka informacion të mëtejshëm mbi gjendjen shëndetësore të tre efektivëve të plagosur dhe përmasat e dëmeve të shkaktuara në godinë.

5 efektivë të lënduar, shtrihen në tokë para Komisariatit numër 3 https://t.co/gf9DkQWXno

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 18, 2026

The post Zjarri te Komisariati Nr.3, raportohet për disa efektivë të plagosur appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit dhe Ndrecës nga PS: Të merren masa, por jo ekstreme

14.11.2026

Dy vatra zjarri aktive në Gramsh, zjarrfikësit në terren për neutralizimin e tyre (VIDEO)

13.11.2026

Policia blindon hyrjen e Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj automjeteve dhe personave

13.11.2026

Koçiu reagon pas emërimit si bashkëkryetare e Partisë Socialiste në Tiranë: Nga kryeqyteti nis fitorja drejt Shqipërisë 2030

14.11.2026