SHQIPERIA

Vrau me armë zjarri 2 vëllezërit në Kamëz dhe plagosi një tjetër, zbardhet dëshmia e 40-vjeçarit: Më goditën prindërit

Kosova.Today ·

Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, 40-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve, Selam dhe Nazmi Islamaj, si dhe plagosjen e Shefqet Islamajt, në ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Kamëz. Sipas burimeve të Euronews...

Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, 40-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve, Selam dhe Nazmi Islamaj, si dhe plagosjen e Shefqet Islamajt, në ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Kamëz.

Sipas burimeve të Euronews Albania, Manzi ka deklaruar para hetuesve se konflikti nisi për shkak të punimeve që po kryenin vëllezërit Islamaj. Ai pretendon se ishte shqetësuar nga kalimi i betonieres përpara banesës së tij dhe u kishte kërkuar atyre të përdornin një rrugë alternative.

Sipas dëshmisë së tij, automjetet e rënda duhej të kryenin disa manovra për të kaluar në atë zonë, ndërsa kërkesa e tij ishte kundërshtuar nga vëllezërit.

40-vjeçari ka pretenduar gjithashtu se Shefqet Islamaj kishte shtyrë dhe goditur prindërit e tij. Pasi mësoi për këtë ngjarje, Manzi deklaron se ka goditur Shefqet Islamajn, ndërsa më pas në konflikt janë përfshirë edhe dy vëllezërit e tij.

Përplasja ka përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas versionit të dhënë prej tij, Manzi ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar ndaj vëllezërve.

Si pasojë e të shtënave, Selam dhe Nazmi Islamaj humbën jetën, ndërsa Shefqet Islamaj mbeti i plagosur.

The post Vrau me armë zjarri 2 vëllezërit në Kamëz dhe plagosi një tjetër, zbardhet dëshmia e 40-vjeçarit: Më goditën prindërit appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS-ja, për Veliajn: “Jo, sepse i ka duart e lidhura”

14.11.2026

Kontroll i befasishëm në burgun e Shkodrës, gjendet një telefon iPhone në ambientet e përbashkëta

13.11.2026

Po udhëtonte me taksi i armatosur, arrestohet 30-vjeçari me precedent penal! Në pranga edhe pasagjeri tjetër

13.11.2026

Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Po, Spiropali dhe Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë

14.11.2026