MAQEDONIA

“Zotëriu i parë”, shfaqja më e mirë në Festivalin e Dibrës

Kosova.Today ·

Të martën, në Qendrën për Kulturë në Dibër, përfundoi Edicioni i 25-të i Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, Dibër. Në natën e fundit, në skenë u shfaq monodrama “Psikoza”, me motive nga Sarah Kane, me regji të Besfort Idrizit, ndërsa...

Të martën, në Qendrën për Kulturë në Dibër, përfundoi Edicioni i 25-të i Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, Dibër. Në natën e fundit, në skenë u shfaq monodrama “Psikoza”, me motive nga Sarah Kane, me regji të Besfort Idrizit, ndërsa më pas u bë ndarja e çmimeve të festivalit. Juria e festivalit në përbërje të Hismet Ramadanit, Lesh Nikollës dhe Faik Gashit nga Prishtina, para publikut dibran, i cili edhe mbrëmë mbushi sallën e Qendrës për Kulturë, ndau çmimet e festivalit.

Çmimi për shfaqjen më të mirë iu nda Teatrit Shqiptar në Shkup për shfaqjen “Zotëria i Parë”. Çmimi për aktorin më të mirë protagonist iu nda Visar Etemit, ndërsa çmimi për aktoren më të mirë protagoniste iu nda Yllka Nuredinit nga Dibra.

Juria profesionale e festivalit ndau edhe çmimin për skenografi, i cili iu nda Teatrit të Kumanovës. Në mbylljen e festivalit, drejtori i festivalit, Ylber Nuredini, tha se edicioni i 25-të ishte shumë i suksesshëm dhe se teatrot pjesëmarrëse treguan një profesionalizëm të nivelit të lartë. Ai falënderoi përkrahësit e festivalit, Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, Komunën e Dibrës dhe Kompaninë Slice. Në emër të Komunës së Dibrës, festivalin e përshëndeti sekretari Lumi Croj, i cili tha se pushteti vendor do të vazhdojë ta përkrahë Festivalin e Teatrit Shqiptar në Maqedoni. /V.S/

The post “Zotëriu i parë”, shfaqja më e mirë në Festivalin e Dibrës appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

BDI: Kopilin tuaj s’mund ta lini në derë të huaj!

15.11.2026

Alarm për sigurinë ushqimore: Kosova bllokon produktet e një qumështoreje nga Maqedonia, zbulohet bakteri E. coli!

13.11.2026

Mexhiti dhe Sulejmani në Ankara, kërkohet mbështetja turke për Çarshinë e Shkupit

13.11.2026

Mexhiti në Bursa: Shqiptarët në Turqi, urë bashkëpunimi për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit

14.11.2026