JETA

Zvicra e para në botë për inovacion për të 16-in vit radhazi

Kosova.Today ·

Zvicra është renditur sërish në vendin e parë në Indeksin Global të Inovacionit (GII) 2026, duke e mbajtur këtë pozitë për të 16-in vit radhazi, raporton albinfo.ch. Indeksi i publikuar nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO)...

Zvicra është renditur sërish në vendin e parë në Indeksin Global të Inovacionit (GII) 2026, duke e mbajtur këtë pozitë për të 16-in vit radhazi, raporton albinfo.ch. Indeksi i publikuar nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO) vlerëson performancën inovative të 139 ekonomive në botë, transmeton albinfo.ch.

Zvicra renditet e dyta për inputet e inovacionit dhe e para për rezultatet e inovacionit. Sipas raportit, vendi shquhet veçanërisht për prodhimet kreative, krijimin e njohurive dhe lidhjet brenda ekosistemit të inovacionit.

Raporti i këtij viti vë në fokus edhe kompanitë e reja dhe spin-off-et universitare që shndërrojnë kërkimet shkencore në biznese, në fusha si shkencat e jetës, gjysmëpërçuesit, robotika dhe materialet e avancuara.

Ndërkohë, Cyrihu është ngjitur në vendin e 13-të në botë për intensitetin e inovacionit, duke u renditur mes qendrave më të rëndësishme globale në këtë fushë. /Albinfo.ch

The post Zvicra e para në botë për inovacion për të 16-in vit radhazi appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Tregu i Krishtlindjeve në St. Gallen largon dy atraksione tradicionale për fëmijë

12.11.2026

Italia ofron jetesë falas për plot 10 vite – shtëpi pranë detit dhe në fshatra malorë, ja kush mund të aplikojë!

12.11.2026

Zbulohet pse rrëshqitja masive e shkëmbinjve në Brienz ndodhi disa javë më vonë se parashikimi

11.11.2026

U hap sot në Bernë ekspozita “CHIPS”, një udhëtim në botën e mikroçipave

13.11.2026