JETA

Zvicra mposht bindshëm Skocinë, fiton 3-0 në Glasgow

Kosova.Today ·

Përfaqësuesja e Zvicrës ka shënuar fitore të bindshme 3-0 ndaj Skocisë në Glasgow, në një ndeshje të dominuar nga skuadra zvicerane. Zvicra e zhbllokoi rezultatin në minutën e 12-të përmes Ricardo Rodriguez, i cili realizoi nga goditja e lirë...

Përfaqësuesja e Zvicrës ka shënuar fitore të bindshme 3-0 ndaj Skocisë në Glasgow, në një ndeshje të dominuar nga skuadra zvicerane.

Zvicra e zhbllokoi rezultatin në minutën e 12-të përmes Ricardo Rodriguez, i cili realizoi nga goditja e lirë pas një ndërhyrjeje të VAR-it. Fillimisht u akordua penallti për Zvicrën, por pas rishikimit të situatës, vendimi u ndryshua në goditje të lirë dhe Jack Hendry u ndëshkua me karton të kuq.

Me epërsi numerike, Zvicra kontrolloi ritmin e ndeshjes dhe në pjesën e dytë e thelloi avantazhin. Nico Elvedi shënoi për 2-0 në minutën e 55-të, ndërsa Zeki Amdouni vulosi fitoren me golin e tretë në minutën e 82-të.

Skocia, e cila luajti me dhjetë futbollistë për pjesën më të madhe të ndeshjes, pati vështirësi të krijonte raste të rrezikshme.

Me këtë paraqitje, Zvicra konfirmoi dominimin në Glasgow, ndërsa ndeshjen e radhës do ta zhvillojë të shtunën në Lucernë ndaj Sllovenisë/albinfo.ch/

The post Zvicra mposht bindshëm Skocinë, fiton 3-0 në Glasgow appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

13.11.2026

Ambasada e Zvicrës diskuton ndërkombëtarizimin e skenës muzikore të Kosovës

12.11.2026

Një ditë në botën e të rriturve, dita e së ardhmes në Zvicër

12.11.2026

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri i Enver Dugollit “Për Kosovën Republikë”

12.11.2026