Pas “Deputeti që Duam”, PS krijon platformë për kandidatët për këshilltarë bashkiakë
Njësoj si me platformën “Deputeti që Duam”, socialistët pritet të ndjekin të njëjtën mënyrë edhe për përzgjedhjen e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë.
Mësohet se në Partinë Socialiste do të ngrihet një platformë e ngjashme, e cila do të drejtohet nga tre deputetët e PS-së, Pirro Vengu, Bora Muzhaqi dhe Ermal Pacaj.
Të interesuarit do të kenë mundësi të aplikojnë përmes kësaj platforme, duke paraqitur dy letra rekomandimi. Njëra prej tyre duhet të vijë nga strukturat e partisë, pra të jetë një mbështetje nga një anëtar i PS-së, ndërsa tjetra duhet të jetë nga një person jashtë partisë.
Gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste është kërkuar që vëmendja kryesore të përqendrohet te Tirana, ku pritet të zhvillohet edhe beteja kryesore në zgjedhjet lokale të 9 majit.
The post Pas “Deputeti që Duam”, PS krijon platformë për kandidatët për këshilltarë bashkiakë appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.
RTK
RTK
RTV
RTV
ART
TV7
RAD
RAD
ROC
RAD
RAD
RAD