SHQIPERIA

Gjobitja e protestuesve, Bardhi: Censurë ndaj lirive themelore, cilido që i firmos po kryen vepër penale

Kosova.Today ·

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur gjobitjen e qytetarëve që marrin pjesë në protestë duke e cilësuar si një akt të rëndë arbitrariteti dhe censurë ndaj lirive themelore. Sipas...

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur gjobitjen e qytetarëve që marrin pjesë në protestë duke e cilësuar si një akt të rëndë arbitrariteti dhe censurë ndaj lirive themelore.

Sipas tij, askush nuk është mbi Kushtetutën dhe nuk mund të përdorë autoritetin shtetëror për të ndëshkuar ushtrimin e një të drejte themelore. Ndër të tjera, Bardhi shton se kushdo që i firmos këto gjoba po kryen vepër penale.

“Gjobitja e qytetarëve vetëm dhe vetëm për faktin se ushtrojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në një protestë paqësore përbën një akt të rëndë arbitrariteti dhe censure ndaj lirive themelore.

E drejta për t’u tubuar dhe për të protestuar në mënyrë paqësore është e garantuar me Kushtetutë dhe nuk mund të cenohet, intimidohet apo shuhet përmes gjobave dhe as përmes dhunës.

Askush nuk është mbi Kushtetutën dhe askush nuk mund të përdorë autoritetin shtetëror për të ndëshkuar ushtrimin e një të drejte themelore. Cilido që firmos akte të tilla kryen vepër penale. Pengimi i ushtrimit të së drejtës për tubim dhe manifestim nuk mund të mbetet pa përgjegjësi”, shkruan Bardhi.

The post Gjobitja e protestuesve, Bardhi: Censurë ndaj lirive themelore, cilido që i firmos po kryen vepër penale appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Reshje shiu dhe borë në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë

09.11.2026

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës: A do ta mbështesë opozita kësaj radhe?

09.11.2026

Begaj dhe Mattarella presin krerët e komunave arbëreshe: Janë themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

09.11.2026

SPAK kërkon 2 vite burg të konvertuara në shërbim prove për Benet Beci

09.11.2026